Rajoni

Tronditet Kroacia, 5 të vrarë në një azil të moshuarish!

Pesë persona u vranë sot në një Shtëpi Kujdesi për të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore në qytetin Daruvar të Kroacisë. Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, që citon burime nga vendngjarja e jo zyrtare, një burrë hyri i armatosur në mjediset e brendshme e hapi zjarr.

Po sipas informacioneve fillestare, pesë persona mbetën të vdekur në vend. Ka edhe të plagosur që po marrin trajtim mjekësor, por nuk ka të dhëna lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore dhe as për numrin e tyre. Mediat kroate bënë të ditur se fillimisht agresori iku nga vendi i ngjarjes, por u kap shumë shpejt nga policia. Në vijim priten më shumë detaje mbi motivet e sulmit tronditës në vendin ballkanik.