Celebrities Gossip Showbiz

Trixa bëhet nostalgjike për…

Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj para disa ditësh ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm. Lidhja e Triksës me aktorin e humorit, Donald Veshaj përfundoi menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E teksa padyshim bukuroshja ka qenë jo pak e kritikuar në rrjete sociale, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj. Ditën e sotme ajo ka postuar në Instastory disa nga fotot e saj me bikini ku duket shumë tërheqëse. Duket se Trixa është bërë nostalgjike për verën e nxehtë dhe trupin e nxirë nga rrezet e diellit dhe se i mungon të pozojë me bikini.

Shpeshherë na ka paralajmëruar se pas ‘Ma shumë se ti’ do të lansojë një tjetër projekt muzikor, së fundmi në ‘Ask-un’ e saj ka zbuluar se nuk do të na duhet të presim dhe shumë për këngën e saj të radhës që është krijuar nga reperi i njohur Elinel.

Big Brother VIP’ padyshim që ka qenë një nga spektaklet që ka bërë më së shumti ‘zhurmë’ dhe jehona e tij vazhdon edhe pse disa muaj pas përfundimit. Marrëdhëniet mes banorëve kanë qenë shpesh të komentuara dhe dukeqenëse jemi mësuar që shumica prej shoqërive të krijuara brenda shtëpisë luhaten jashtë saj, duket se e kundërta ka ndodhur mes Beatrixa-s dhe Einxhel. Gjatë spektaklit, dy bukuroshet nuk kishin marrëdhënie dhe aq të mira me njëra-tjetrën, por së fundmi në rrjetin social ‘Twitter’ kanë dedikuar fjalët më të mira për njëra- tjetrën.