Celebrities Gossip Showbiz

Tristan Thompson baba për herë të tretë?! Dhe nëna është…

Basketbollisti i njohur Tristan Thompson, dyshohet se do të bëhet baba për herë të tretë me trajneren personale Maralee Nichols. Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga “Daily Mail”, “Page Six” dhe “Us Weekly”, Maralee aktualisht po padit Tristan për mbështetjen e fëmijëve. Është raportuar se fëmija do të vijë në jetë shumë shpejt dhe se dyshja po debatojnë në gjykatë që prej sa kohësh janë ata në një lidhje.

Tristan ka një djalë 5-vjeçar me Jordan Craig dhe një vajzë 3-vjeçare me Khloe Kardashian. Thuhet se marrëdhënia e tyre mund të ketë nisur gjatë festimeve të 30-vjetorit të Tristanit në muajin mars. Gjatë kësaj kohe u raportua se Tristan dhe Khloé ishin përsëri bashkë pas ndarjes së tyre në vitin 2019 që pasoi me skandale të shumta tradhëtie. Dyshja u ndanë zyrtarisht në qershor të këtij viti pasi basketbollisti i NBA e tradhëtonte Khloe-in vazhdimisht.

 

Rikujtojmë se, basketbollisti i njohur Tristan Thompson së fundmi po sponsorizon një shfaqje për festën e Halloween-it për fëmijët në nevojë në Los Angeles. Ky është një bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse ‘Alexandria House’.

Gjithashtu, së fundmi, Tristian  nuk ka hezituar t’i bëjë një koment “pikant” ish-partneres në foton e saj në rrjetin social, Instagram. Teksa Khloe kishte postuar një foto të sajën nga kopertina e revistës “Health”, Tristan i ka vënë në dukje muskujt e barkut duke i shkruar:

Wow!! Je kaq inspiruese, Koko! Jam tepër krenar për punën tënde të palodhur dhe dedikimin për kujdesin ndaj shëndetit dhe palestrës. Muskuj prej hekuri!