Travel

Në këtë vend tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026!

Modelet e reja të trenave së shpejti do të qarkullojnë në shinat e Zvicrës Kompania kombëtare hekurudhore SBB, së bashku me linjat lokale Thurbo dhe RegionAlps, zbuluan të enjten tri modelet e tyre të para (nga 286 në total) Flirt Evo, të cilat do të fillojnë të funksionojnë në vitin 2026. Kjo flotë do të zëvendësojë lloje të ndryshme të trenave rajonalë në pjesën frëngjishtfolëse të vendit, veçanërisht në Vaud, Valais, Fribourg dhe Jura Arc.

Trenat e rinj do të “sjellin përmirësime të shumta për pasagjerët, duke përfshirë zona të reja shumëfunksionale dhe më shumë hapësirë për ruajtjen e biçikletave, karrocave dhe bagazheve”, tha SBB në një njoftim për shtyp. “Ata plotësojnë gjithashtu kërkesat e vendosura për njerëzit me lëvizshmëri të reduktuar, me ndenjëse të përshtatura dhe tualete të aksesueshme për karriget me rrota”.

Në verën e vitit 2025, Britania, vendlindja e transportit hekurudhor, do të ofrojë për herë të parë një tren luksoz me fjetje për të eksploruar Anglinë dhe Uellsin. Britannic Explorer do të nisë rrugëtimin nga Londra dhe do të ofrojë itinerare përmes kodrave piktoreske, luginave dhe bregdetit të mrekullueshëm të Kornuollit, Rajonit të Liqeneve dhe Uellsit.

Ky tren do të ketë 18 kabina luksoze, përfshirë tri suita madhështore, të cilat janë të dizajnuara me një sofistikim të rrallë. Kabina e ekspozuar në Londër këtë javë impresionon me detaje elegante: paneli prej druri dushku të skalitur, tavolinë me buzë mermeri, divan prej kadifeje dhe dysheme të pasur me motive iluzionesh optike.

Dizajnuar nga studioja e njohur londineze Albion Nord, ambienti i brendshëm frymëzohet nga kopshte dhe shtëpi angleze, duke përdorur ngjyra të qeta të gjelbra e krem që sjellin natyrën brenda. Në vagonët e restorantit të trenit, ku shefi i kuzhinës britanike, Simon Rogan, do të krijojë pjatat, udhëtarët do të kenë mundësinë të bashkohen dhe të përjetojnë mikpritjen angleze.