Health & Beauty

Trendi më i ri, grimi poshtë syve!

Një risi në grim sapo ka mbërritur dhe këtë e zbulon aplikacioni Tik-Tok.  Sa i përket grimit, qeskat e errëta nën sy janë problem më vete. Ato janë të buta dhe zakonisht pak më të errëta se pjesa tjetër e fytyrës.

Fatmirësisht, rrathët e zinj poshtë syve me metodat e reja në make-up do të duken më të bukur. Mjafton të mësoni mire mënyrën e përdorimit të ngjyrave.

Megjithatë, 17-vjeçarja nga Mbretëria e Bashkuar, Pippa Barnes , e ka aplikuar tek sytë me grimin shumëngjyrësh, i cili i bën të duken sikur sytë e saj janë një ylber.

Ajo postoi udhëzuesin e saj në Tik-Tok dhe të gjithë u fiksuan pas këtij trendi.

“Me sa duket rrathët poshtë syve janë një trend tani”, bën shaka ajo ndër të tjera në videon e saj. “Të gjithë e dini se unë duhej t’i jepja pak nuanca këtij trendi”.

Videon ilustruese që tregon se si ta arrini rezultatin e dëshiruar e gjeni më poshtë:

@pippabarnes

It’s so strange seeing something I’ve been insecure about my whole life become popular 🤷🏼‍♀️ #eyebags #colourfuleyebags #howto #makeup

♬ Aesthetic – Xilo