I ftuar përmes një lidhje telefonike në “Live from Tirana” ishte make-up artisti Henri Gjata për të folur rreth elementeve unike që vera sjell në bërjen e make-up. Çfarë ka ndryshuar në trendet e make-up dhe çfarë është rikthyer?
Sidomos në botë, por dhe në Shqipëri, kam parë shumë vajza që po përdorin rimelin me ngjyra. Rimeli me ngjyra ka dalë fuqishëm në treg këto muaj, kam parë brande që kanë hedhur minimumi rimel blu ose lejla në treg. Kjo më pëlqen shumë sepse unë kam shumë vite që merrem me make-up dhe kam parë që në çdo lloj firme make-up u fut njëherë në treg para 6 vitesh, iku prapë dhe u rikthye këtë vit fuqishëm. Kam parë vajza dhe në jug të Shqipërisë që lyejnë qerpikët poshtë me blu dhe më pëlqen shumë. Edhe unë e përdor atë rimelin blu për ta intensifikuar look-un. Një rimel blu ta plotëson syrin dhe nuk ke nevojë për gjë tjetër.