Çdo javë “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike, ishte e ftuar sot në “Vitality Vibes” ku zbuloi më tepër detaje për kirurgjitë plastike.
Kirurgjia plastike sidomos pas pandemisë është rritur me shifra që mund të konsiderohen të çmendura. Është një degë e mjekësisë që nuk është shumë e vjetër, por 150 vitet e fundit ka patur një zhvillim të jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në një kohë kur bukuria, mirëmbajtja, pamja është jashtëzakonisht e rëndësishme… Ardhja te një kirurg plastik është kthyer në trend. Edhe ndërhyrjet minimale invazive, botoksi, filleri, kujdesi për lëkuren, lazeri. Këto që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen nuk konsiderohen më si tabu, por pjesë e jetës…
Por nga ku frymëzohen sot njerëzit për një kirurgji plastike?
Varet nga brezi… Shumica e grave midis 40-50 nga Carla Bruni. Vajzat e reja kanë Kim Kardashian, Kylie Jenner. Ato mbi 30 vjeç duan të duken bukur, por vetvetja, jo si një personazh i caktuar. Kjo për mua është diçka shumë pozitive.
Por cilat janë trendet sot? Duket se ato po ndryshojnë siç shprehet Dr. Rezarta Kapaj.
Sa i përket produkteve të injektueshme, ka dy llojë permanente dhe ato jo të tilla. Kërkesa e pamasë për zmadhimin e buzëve, duhet marrë parasysh që acidi i vjetër nuk është tretur 100%. Kur bëhen këto injeksione, duhen repsektuar raportet e fytyrës. Trendi i buzëve të mëdha po shuhet. Më shumë jam duke tretur buzë sesa duke bërë buzë. Ky trendi i buzëve jashtëzakonisht të mëdha po kalon dalë ngadalë.