Botë e Çuditshme Lifestyle

Trendi i “Barbie” nuk po njeh fund, tashmë prek dhe emrat e fëmijëve të porsalindur!

Filmi “Barbie” bëri që lodrat legjendare plastike të jenë frymëzim për shumë emra fëmijësh. Sipas TMZ, faqja e internetit ‘BabyNames.com’ ka shënuar një rritje prej 300 % në kërkimet për emrin Barbie në muajin korrik. Faqja e njohur e emrave të foshnjeve gjithashtu pa një rritje 200 % në kërkimet për Ken në të njëjtin muaj.

Ndërsa listat e eBay për kukullën Allan, të luajtur nga Michael Cera në film, u rritën në qiell pas publikimit të filmit, ende nuk ka pasur një rritje të kërkimeve për emrin Allan kur bëhet fjalë për emrat e foshnjave. Themeluesja dhe shefja ekzekutive e ‘Babynames.com’, Jennifer Moss, tha për mediat se:

Askush nuk e kërkon Allan-in e shkretë, sepse kërkimet për emrin e tij nuk janë rritur.

Sipas faqes së internetit, Barbie do të thotë “e huaj” ndërsa Ken do të thotë “i bukur”. Ruth Handler, krijuesja e Barbie, e emëroi kukullën ikonike sipas vajzës së saj, Barbara, ajo gjithashtu e quajti Ken sipas djalit të saj, Kenneth. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, emri Barbie u bë i njohur në Shtetet e Bashkuara pasi kukulla u publikua për herë të parë në vitin 1959. Midis 70 dhe 100 foshnjave për një milion u emëruan Barbie deri në mes të viteve të gjashtëdhjeta, me emrin që arriti kulmin e popullaritetit në vitin 1964. Kenneth ose Ken kulmin e popullaritetit e arriti në vitin 1963 duke u bërë ndër 25 emrat më të njohur për djemtë.

Në vetëm tre javë në kinema, “Barbie” do të kalojë 1 miliard dollarë në shitjet globale të biletave, duke thyer një rekord për regjisoret femra që mbahej më parë nga Patty Jenkins, e cila drejtoi “Wonder Woman”. “Barbie”, të cilin e drejtoi Gerwig , shtoi 53 milionë dollarë të tjerë nga 4,178 vende të Amerikës së Veriut këtë fundjavë, sipas vlerësimeve të studios të dielën. Filmi i udhëhequr dhe prodhuar nga Margot Robbie kryeson vendin e parë për tre javë dhe nuk ka përfunduar ende.