Health & Beauty Live From Tirana

Trendet e reja të tualetit në verë, make-up artist Henri Gjata vjen me këshilla për të gjithë ne: “Hiqni dorë nga…”

I ftuar përmes një lidhje telefonike në “Live from Tirana” ishte make-up artisti Henri Gjata për të folur rreth elementeve unike që vera sjell në bërjen e make-up.

Cilat janë këshillat më të vlefshme për sa i përket make-up në verë?

Vera sjell shumë nxehtësi, që sjell djersë, e cila më pas sjell acarime lëkure që çojnë në ‘rashes’, ato vendet në lëkurë që irritohen dhe të kruhen çdo moment, kështu që këto janë shumë problematike për make-up. Do të rekomandoja të hiqni dorë nga fondatina, tashmë kanë dalë produkte që janë më të mira për jetëgjatësinë dhe bukurinë. Kam vënë re që në treg nxirren fondatina deri sa të vijë shtatori, brandet në verë nxjerrin produkte që kanë funksione kryesore mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës, e më pas që të duken bukur. Së dyti, do të doja të rekomandoja ‘Setting Spray’. Një nga produktet më të shenjta për ne, do të thoja, ajo ndihmon në ruajtjen e make-up. Do të sugjeroja specifikisht ato me përmbajtje SPF-je. Vendose një herë në lëkurë dhe do të jesh i mbrojtur gjithë ditën.

A e këshillon përdorimin e grimit në plazh?

Nuk jam i ndarë në opinion sa i përket këtij aspekti, kam një që i përgjigjet të dyjave. Jam dakord të mos vendosim make-up që ta lejojmë lëkurën të marrë ajër dhe shumë kundër make-up të rëndë, është pak i panevojshëm në plazh. Nga ana tjetër, sidomos kohëve të fundit, ka produkte që janë bërë specifikisht për t’u përdorur në plazh, të cilat vendosin një barrierë mbrojtëse midis diellit dhe lëkurës tënde, duke lejuar që dhe trupi të hidratohet. Është sipas preferencës, por nëse do të vendosni make-up në plazh, përdorni produktet e sakta.

Cilat janë trendet e fundit të makeup-it?

Trendet e fundit po lindin nga TikTok më së shumti, por edhe revista prestigjioze. Mund të përmend ‘Blurred Lips’, ku buzët nuk duken sikur janë bërë me make-up. Ngjajnë si buzë normale por me më shumë volum. Është shumë e thjeshtë për t’u vendosur, e shpejtë dhe do të ngjani mirë me të.

Henri punon me shumë personazhe publike dhe u pyet se cili nga ata është më tekanjozi dhe i guximshëm:

Me të thënë të drejtën, nuk ka pasur shumë angazhime televizive të ndryshme dhe nuk jam marrë shumë me njerëz të rinj. Kam punuar vetëm me personazhe që i grimoj prej shumë vitesh. Midis atyre, fatmirësisht, nuk kam tekanjozë. Përsa i përket më të guximshmes, kam punuar me një konkurrente të ‘She’s on Top’ dhe e lyem si Avatari nga koka te këmbët. Jo të gjithë do ta bënin atë, kështu që mund të them se ajo ishte më e guximshme.