Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Trëndelina, bima medicinale që stimulon prodhimin natyral të insulinës!

Në Shqipëri, trëndelina rritet në mënyrë të egër dhe nuk kultivohet gjerësisht. Ajo njihet me emrin botanik: trigonela. Zonat ku mbledhja e trëndelinës si një aktivitet i organizuar janë kryesisht Vargmalet e Jugut, në të cilat tradicionalisht banorët çdo vit organizohen në ritet e mbledhjes së kësaj bime natyrale.

Farat e trëndelinës janë përdorur gjërësisht nga amvisat, por edhe për të kuruar një sërë çrregullimesh shëndetësore. Mjalti nga lulet e trëndelinës është një nga më natyralët dhe më të vlerësuarit nga bletërritësit duke i bërë zonat e pasura me këtë bimë si faltore ku grumbullohen kosheret e bletëve mjaltëbëresve të natyrës.

Në ditët e sotme, trëndelina përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar diabetin, mungesën e oreksit dhe për të shtuar prodhimin e qumështit tek gratë lehona. Trëndelina aplikohet edhe në lëkurë për të shëruar inflamacionin.

Trëndelinën mund ta gjeni të tharë por edhe farat e saj, nëpër dyqanet e bimëve medicinale. Farat e trëndelinës përmbajnë një substancë ngjitëse që njohur si mucilage e cila kur përzihet me ujin zgjerohet dhe transformohet në një masë xhelatinoze që shërben për të trajtuar irritime të ndryshme.

Bima e trëndelinës përmban hekur, magnez, mangan dhe bakër përfshirë vitaminën B6, proteinat dhe fibrën.

Studimet mbi vlerat e trëndelinës nuk kanë të mbaruar, por deri më tani konkluzionet e këtyre kërkimeve tregojnë që trëndelina na vjen në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore.