Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ditën e sotme Sara Karaj feston ditëlindjen dhe një surpizë e bukur ka ardhur për të. Një person nga jashtë shtëpisë ka hedhur nga parashuta trëndafila të kuq për të, teksa ajo qëndronte në oborr së bashku me disa nga banorët e tjerë. Një suprizë shumë e bukur nga dikush jashtë shtëpisë, që Sarës i pëlqeu shumë.
View this post on Instagram
Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Arta Kabashi ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel. Ajo është pyetur në lidhje me raportin e ngushtë që ka pasur me Romeo Veshajn brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe nëse është e vërtetë lajmi se ajo dhe Blerim Destani janë në një lidhje dashurie.