Tech

Trend në rrjetet sociale, edhe Gmail vjen me shenja blu verifikuese te përdoruesit e saj!

Mesa duket shenjat blu verifikuese po bëhen trend në rrjetet sociale. Gmail do të fillojë të vendosë një simbol blu pranë emrit të një dërguesi për të verifikuar identitetin e përdoruesit të atij e-mail. Në një postim në blog, Google thotë se funksioni supozohet të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë nëse emaili që ata kanë marrë është nga një burim legjitim apo nga një mashtrues.

Shenja e verifikuar bazohet në funksionin ekzistues të Treguesve të Markës për Identifikimin e Mesazheve (BIMI) të Gmail. Kjo kërkon që kompanitë të vërtetojnë se logoja e markës që ata përdorin si avatarin e tyre të postës elektronike supozohet t’u bëjë të ditur përdoruesve se logoja në të vërtetë u përket atyre. Kompanitë që kanë implementuar tashmë BIMI-n do të marrin automatikisht shenjën blu verifikuese.

Siç tregohet në imazhin e ofruar nga Google, duke vendosur kursorin mbi shenjën blu thuhet se “dërguesi i këtij emaili është i verifikuar”, se zotëron domenin dhe imazhin e profilit që po përdorin për të dërguar emailin. Google vë në dukje se vërtetimi i emailit mund t’i ndihmojë përdoruesit dhe sistemet e sigurisë të identifikojnë dhe ndalojnë mesazhet e padëshiruara, duke lejuar gjithashtu dërguesit të shfrytezojnë besimin e markës së tyre.

Së fundmi, Meta filloi një verifikim testimi me pagesë për llogaritë në Facebook dhe Instagram. Shtimi i një shenje më të dukshme nga Google mund t’i ndihmojë përdoruesit të identifikojnë shpejt dërguesit e ligjshëm, veçanërisht nëse nuk e dinë se çfarë do të thotë logoja e miratuar nga BIMI e përfshirë në një email ose nëse është e ligjshme.