Auto & Moto Botë e Çuditshme

“Trend” i ri?! Londinezët lidhin makinat që mos ua vjedhin!

Vjedhjet e shpeshta dhe të shtuara në vitet e fundit të makinave kanë detyruar pronarët e tyre të marrin masa ekstreme në Londër. Sipas asaj që raporton Daily Mail, makinat Land Rover janë më të vjedhurat në vitet e fundit në kryeqytetin britanik dhe për këtë arsye, pronarët kanë duke menduar si t’i mbrojnë ato.

Së fundmi në rrugët e qytetit, janë shfaqur makina të parkuara shumë pranë pemëve apo shtyllave të ndriçimit të cilat janë lidhur me zinxhirë e dryn, njësoj si biçikletat. Në fillim të këtij viti, në Britani të Madhe, Land Roveri është cilësuar si makina më e vjedhur.

Rikujtojmë se Dodge Charger SRT Hellcat është makina më e vjedhur në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të ri që zbuloi se makina ka 60 herë më shumë gjasa të vidhet se çdo automjet tjetër në rrugë. Një organizatë kërkimore jofitimprurëse amerikane zbuloi se kishte 6,128 pretendime për vjedhje të Dodge Charger SRT Hellcat nga viti 2020 deri në fund të 2022.

“Këto shifra janë të pabesueshme”,-tha në një deklaratë për media zëvendëspresidenti i lartë i HLDI, Matt Moore, duke iu referuar shkallës alarmante të vjedhjes së modelit Charger SRT Hellcat në SHBA. Ndërsa Charger SRT Hellcat qëndron në vendin e parë me një diferencë të madhe, vendi i dytë i përket variantit Dodge Charger HEMI i pajisur me motorin V8 të supercharger për të cilin u raportuan 2,197 pretendime për vjedhje gjatë të njëjtës periudhë.

Sipas raportit amerikan, makinat lektrike vidhen më rrallë dhe organizata jofitimprurëse e kërkimit spekulon se kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të lënies së tyre në parkingje të ndriçuara mirë dhe zonave relativisht të sigurta për karikim  dhe lidhjes së vazhdueshme të tyre me WI-FI gjë që e bën më të lehtë identifikimin e tyre.