Meqenëse NASA dhe qeveria amerikane kohët e fundit kanë filluar të tregojnë më shumë interes për UFO-t dhe jetën jonjerëzore, ka një fushë që duhet shikuar shumë nga afër. Një trekëndësh i çuditshëm toke në Alaskë ka pasur më shumë pamje paranormale se çdo pjesë tjetër e tokës me përmasa të ngjashme në botë.
Zona me popullsi të rrallë ka qenë një vend i zakonshëm për shikimin e UFO-ve, fantazmave dhe bishave si “Këmbëmadhi”, dhe ka patur mbi 20,000 njerëz të zhdukur që nga viti 1970. Sipas një dokumentari të Discovery Channel, një dëshmitar UFO-je, Wes Smith, thotë se ai kishte parë objekte në formë trekëndëshi “shumë të çuditshme” që nuk lëviznin si ndonjë mjet ekzistues luftarak të cilin ai e njeh.
Është sikur gjithçka që ju kanë mësuar ndonjëherë e keni harruar menjëherë, sepse si është e mundur?
Michael Dillon, i cili jeton rreth 18 kilometra larg nga vendi ku Wes e pa UFO-në, e kapi një pamje të tillë me kamerën e vet, ku shfaqej një dritë përmes qiellit përpara se të shkonte drejt me një shpejtësi marramendëse.
Ishte shumë e qartë për mua se ne nuk ishim dëshmitarë të një fenomeni natyror. Që diçka të ndryshojë drejtimin me atë shpejtësi, një trup njerëzor do të shpërbëhej.
Në krye të pamjeve të UFO-ve, zona ka më shumë raste të pazgjidhura të personave të zhdukur në këtë rajon specifik se kudo në Tokë sipas History Channel. Që nga viti 1970, ka pasur mbi 20,000 zhdukje në zonën midis Anchorage dhe Juneau në jug deri në Utqiagvik në bregun verior.