Këtë të dielë në ekranin e Top Channel filloi sezoni i ri i emisionit të shumëpritur, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit. Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ronaldo ka sulmuar hapur Kiara Titon, prezantuesen e këtij programi. Ai është shprehur se këtë pozicion e meritonte vetë dhe se Kiara nuk është e duhura për këtë format.
Menjëherë pas deklaratës së Luizit, vjen edhe reagimi i Luizit nëpërmjet një videoje në Instagram, ku ai shprehet:
“Kur nuk janë barinjtë, ujqit hedhin valle!”
View this post on Instagram
Duket se Luizit nuk i doli mjaftueshëm ‘inati’ nëpërmjet videos. Në një postim që Ronaldo Sharka hodhi deklaratën e tij në llogarinë në Instagram ai komentoi:
“Nuk bëhen të gjitha punët me by** o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”
Komenter ironike nuk mbaruan me kaq, Luizi e ka vazhduar zënkën duke postuar një shkrim në Instastory për Ronaldon, ku shkruan se do të ngelet pa punë dhe do shkoj të marrë 5 mijë eurot që Luizi i ka premtuar se do t’i jepte kur të mbaronte “BBV2”.
Tanimë pas gjithë goditjeve nga ana e Luizit, erdhi edhe reagimi i Ronaldos nëpërmjet një videos së mëposhtme:
View this post on Instagram