Pas pauzës së Atdheut nga “Për’puthen”, ai u rikthye duke zgjedhur të dalë në takime me Antonelën, edhe pas debatit të madh që patën së bashku.
Mirëpo, Atdheu i habiti të gjithë, duke zgjedhur të dalë nga programi me Sarën përkrah, për të vazhduar njohjen me të jashtë. Antonela u shpreh për këtë vendim të Atdheut se nuk është prekur, megjithëse në emisonin e ditës së sotme, ajo e cilësoi Sarën si merimangë “që ju hedh helm djemve” dhe se ai po e përdor atë.
Antonela, gjithashtu nuk kurseu kunjat as për Ana Lleshin , ish konkurrente e Për’puthen dhe foli më shumë se çfarë e lidh me Arsimin:
Me një gur Atdheu deshi të vriste shumë zogj. Ana 1 bëri këngë dhe mori Atdheun në videoklip. Unë bëra këngë dhe mora Arsimin në videoklip. Me Sarën Atdheu do ja fuste Gelianit dhe mua me këtë rast. Ai përdori Sarën që të linte keq si mua dhe Gelianin. Arsimi ishte shumë shok me Atdheun dhe normalisht atij nuk i pëlqeu që mora Arsimin në videoklip e jo atë. Unë me Atdheun u zura dhe vendosëm të distancohemi të dy. Gjithashtu ka ndodhur një zënkë jashtë edhe mes Atdheut e Arsimit.