Aktualitet

Tregtia me pakicë rritet me 6% në 3-mujorin e parë!

Volumet e tregtisë me pakicë janë rritur në tremujorin e parë të këtij viti kryesisht nga numri më i lartë i vizitorëve të huaj në vendin tonë për turizëm. Të dhënat aktuale të INSTAT-it referojnë se ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 6,0 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 100,2 duke shënuar një rritje 4,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Ky tregues i përshtatur sezonalisht ështe rritur 1,7 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i përshtatur sezonalisht.

Në tremujorin parë 2024, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka pësuar rënie me 0,9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 3,1 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, ka rënë me 0,2 %, kundrejt tremujorit të katërt 2023.