Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën. Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.
Megjithatë duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”. Postimi nuk është shoqëruar me asnjë përshkrim apo emoji.
Ama këtë Jori e ka sqaruar pas shumë aludimeve në rrjete sociale se nuk është fejuar me partnerin e saj, Fred De Palma, duke shpjeguar se nuk është një unazë fejese.
Jo akoma, nuk është një unazë fejese, vetëm po tregoja thonjt