Health & Beauty

Tre situatat ku nuk duhet të lani kurrë dhëmbët!

Ekzistojnë tre situata kur nuk duhet të lani kurrë dhëmbët sipas dentistit Shaadi Manouchehri. Dentisti me bazë në Londër ka thënë se është vërtet e rëndësishme të mos i lani dhëmbët menjëherë pasi sapo keni vjellur. “Kjo është ndoshta gjithçka që dëshironi të bëni pasi keni vjellur, por në fakt përmbajtja e stomakut është jashtëzakonisht acid dhe dhëmbët tuaj janë të përbërë nga mineralet”-shpjegon Dr Manouchehri.

Pra, kur përmbajtja e stomakut ka hyrë në gojë, atëherë goja ka shumë acid. Nëse e lani menjëherë, ju po e fërkoni atë acid në dhëmb edhe më shumë. Prisni të paktën 30 deri në 60 minuta para se të lani dhëmbët. Ajo që mund të bëni në vend të kësaj është ta shpëlani me një listerine dhe të pini pak ujë vetëm për të ndihmuar në neutralizimin e këtij acidi më shpejt.

Dentisti gjithashtu ka treguar se nuk duhet të lani kurrë dhëmbët, sapo keni pirë kafe.

Kafja është mjaft acid dhe veçanërisht nëse shtoni qumësht dhe sheqer që mund ta përkeqësojë aciditetin. I njëjti koncept, nëse shkoni dhe lani dhëmbët menjëherë, ju po fërkoni acidin në dhëmb.

Edhe në këtë rast prisni 30 deri në 60 minuta, pini ujë ose shpëlajeni gojën me listerine.  Dhëmbët sipas dentistit nuk duhen larë edhe në rastin kur sapo keni ngrënë mëngjesin.

Lajini ato paraprakisht sepse nëse i lani menjëherë, do të dëmtoni smaltin tuaj. Në fakt kur zgjoheni për herë të parë në mëngjes, keni mjaft baktere në gojë dhe ato duhet të lahen para se të hani mëngjesin.

Era e keqe e gojës është vërtet një problem i pakëndshëm me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet. Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur. Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme.