Tre veçori të reja mund të vijnë në Google Messages. Së pari, aplikacioni i Google për mesazhe po bën ndryshime në veçorinë që ju tregon nëse mesazhi juaj është dërguar ose lexuar. Ndryshimi i dytë i mundshëm, i cili është lënë të kuptohet nga versioni më i fundit beta i aplikacionit Messages, ju lejon të zgjidhni rezolucionin e imazhit.
Kjo do t’ju lejojë të vendosni nëse dëshironi të dërgoni një imazh në cilësi HD ose standarde. Edhe pse do ta ulë cilësinë e imazhit, veçoria do t’ju lejojë ta dërgoni atë më shpejt duke përdorur më pak të dhëna. Së fundmi, Google po përpiqet t’jua bëjë më të lehtë ta kuptoni se kur është dërguar secili prej mesazheve tuaja.
Google Messages do të prezantojë një veçori e cila ka filluar disi të publikohet. Funksioni është i ngjashëm me Snapchat. Bëhet e ditur se filtrat disponohen me ndërfaqen e kamerës brenda aplikacionit. Sipas mediave të huaja, veçoria vjen me nëntë opsione filtri, si një lepur, dinosaur dhe kapele. Deri më tani, duket se ky nuk është ende një version i gjerë dhe funksioni nuk është i disponueshëm për shumicën e njerëzve për momentin. Kjo veçori mund të mos jetë aq argëtuese për disa, por është një shtesë e vogël e bukur në Google Messages dhe është në përputhje me Google e cila po përgatit një sërë veçorish për aplikacionin.
Nëse jeni përdorues i Android, aplikacioni Google Messages është ai që duhet ta përdorni me patjetër. Kjo pasi ai përmban veçori nga më të ndryshmet duke përfshirë enkriptimin dhe ndarjen e imazheve me cilësi të lartë. Por, tani përdoruesit e versionit beta të Google Messages mund të provojnë edhe funksionin e redaktimit të mesazheve që u jep atyre 15 minuta kohë për të ndryshuar një mesazh që tashmë është dërguar.