Ndërsa ndoqi një ngjarje kokteji në New York City ylli i pop-it Katy Perry nuk pranoi të pinte ndonjë gjë dhe zbuloi se aktualisht është duke u përpjekur të qëndrojë esëll pasi ka bërë një pakt me të fejuarin Orlando Bloom. Duke u shtirur me shaka se po qante këngëtarja tha:
Unë kam qenë esëll për pesë javë. Kam bërë një marrëveshje me partnerin tim dhe nuk dua të heq dorë.
Kur gjyqtari i American Idol, Luke Bryan, i cili ishte gjithashtu i pranishëm së bashku me Lionel Richie, e pyeti këngëtaren nëse do ta thyente premtimin e saj ndaj Bloom, ajo tha:
Jo! Unë nuk mund të heq dorë. Bëra një premtim. Tre muaj.
Në një intervistë vitin e kaluar Perry pohoi se:
Unë definitivisht nuk mund të pi si në të 20-at e mia. Duke pirë disa pije alkoolike më ndikojnë për një ose dy ditë të ardhshme. Kështu që më pëlqen të kem pak vetëkontroll gjatë ditëve të javës dhe më pas të ha darka me miqtë dhe gjëra të tjera në fundjavë ose kur nuk jam duke punuar.
Rikujtojmë se së fundmi Katy Perry u akuzua për bullizëm në “American Idol”. Ndërkaq, Katy ka qenë pak kohë më parë në një krizë martesore por mesa duket kanë mjaftuar disa seanca të terapisë në çift që kriza mes saj dhe Orlando të marrë fund. Mesa duket, Perry dhe Bloom mësuan rëndësinë e kompromisit gjatë kohës që punonin me një profesionist të shëndetit mendor.