Së fundmi, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez zbuloi se pësoi tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel. Modelja e bëri rrëfimin në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol. Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa ishin në pritje të binjakëve vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi. Sipas gazetës 29-vjeçarja shprehet:
Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj para lindjes së binjakëve, ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tre aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë.
Ajo gjithashtu thuhet se do të zbulojë se nuk u tha menjëherë fëmijëve të saj se djali Angel nuk mbijetoi dhe u tha atyre se do të lindte më vonë se motra e tij.
Meqë ende kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur. Derisa Cristiano u tha atyre se Angel ishte në parajsë. Kjo ishte një dozë realiteti.
Netflix ka njoftuar së fundmi se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierën më 24 mars. “I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.