Celebrities Gossip Showbiz

Travis Scott harron Kylie-n?! Reperi shihet në krah të një vajze misterioze!

Disa orë pas koncertit të tij, themeluesi i festivalit “Astroworld”, Travis Scott, darkoi me një vajzë misterioze në një restorant në lagjen e modës Monti në Romë. Shoqëruesja e 32-vjeçarit u kombinua me të në veshje gri, xhinse si dhe atlete me nuanca të përziera.

Reperi kishte veshur një bluzë gri duke vënë në pah tatuazhet e tij të shumtë. Gjithashtu paraqitjen e kompletoi me bizhuteri të shtrenjta diamanti.

Travis fillon zyrtarisht me turneun e tij botëror në shtator në United Center në Chicago. Ky shënon turneun e parë të Scott që nga tragjedia e vitit 2021 në “Astroworld”, ku humbën jetën dhjetë njerëz si dhe u plagosën shumë të tjerë. Megjithatë, ylli i “Meltdown” nuk mori ndonjë padi në lidhje me këtë incident.

Travis, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Webster, ka dy fëmijë, vajzën Stormi Webster dhe djalin Aire Webster, nga romanca e tij pesëvjeçare me yllin e “The Kardashians”, Kylie Jenner. Kylie nga ana tjetër pas ndarjes nga Travis po shijon një lidhje dashurie me aktorin Timothee Chalamet.

Ndërkohë, të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë. Këngëtari prezantoi albumin e ri ‘Utopia’ në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër. Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua.

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti. Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.