Travis Scott dhe Alexander “A.E.” Edwards, janë përplasur fizikisht në festën e manjatit të klubit të natës Richie Akiva pas Gala-së amfAR 2024. Përleshja ka ndodhur teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve. Pasi Richie tha se të tre superyjet e muzikës ishin aty, Travis dyshohet se ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e hodhi në dysheme.
A.E.-i cili është miku i Tyga-s u përfshi duke e nxehur situatën, por Travis u largua nga skena para se të kthehej me producentin Southside. “Southside filloi të bëhej agresiv me njerëzit në skenë dhe e shtyu A.E.”-tha burimi. “Gjërat u përshkallëzuan kur Southside nuk po qetësohej, kështu që A.E. e goditi.”
Travis u përpoq të largonte A.E. jashtë skenës i cili tha se Tyga qëndroi pas kabinës së DJ gjatë gjithë sherrit, pa u përfshirë. Ishte sigurimi që ndaloi sherrin pa asnjë të lënduar. Travis dhe Southside u larguan nga festa menjëherë pas incidentit, ndërsa A.E dhe Tyga qëndruan deri në orët e hershme të mëngjesit.
Pamjet e përleshjes u shfaqën në internet me fansat që fillimisht dyshuan se debati kishte të bënte me Kylie Jenner, me të cilën Tyga dhe Travis kanë qenë të lidhur. Ylli i “Kardashians” ishte e lidhur me Tyga-n nga viti 2015 deri në vitin 2017. Pas ndarjes së tyre, Kylie filloi të takohej me Travis me të cilin ka vajzën Stormi, dhe djalin Aire.
Ndërkaq, pavarësisht vendimeve të mëparshme të gjykatësve, problemet ligjore të Travis Scott nuk kanë përfunduar ende. Reperi tani pritet të përballet me një gjyq pas mocionit të tij nga një gjyqtar. Reperi, emri i vërtetë Jacques Bermon Webster II, shpresonte që procesi gjyqësor i hapur për fatkeqësinë e vitit 2021 në festivalin e muzikës Astroworld të hidhej poshtë.
Në vitin 2021, gjatë festivalit në të cilin morën pjesë 50,000 mbështetës, 10 fansa vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi shpërtheu një rrëmujë. Së fundmi, gjyqtarja Kristen Hawkin e mohoi mocionin që do të thotë se reperi do të duhet të përballet me gjyq muajin e ardhshëm. Gjykatësja nuk ofroi asnjë arsyetim me shkrim për vendimin e saj.