Muzikanti i njohur Travis Barker ka konfirmuar se problemet me pankreasin e kanë detyruar të shtrohet në spital. Nëpërmjet një postimi në “Instastory” ai ka shkruar se:
Unë hyra për një endoskopi të hënën dhe ndihesha shumë mire. Por pas darkës, pata dhimbje të tmerrshme dhe që atëherë jam shtruar në spital.
Ai shtoi se i kanë hequr një polip të vogël në një zonë shumë të ndjeshme që zakonisht trajtohet nga specialistë, gjë që fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit.
Jam shumë shumë mirënjohës që me trajtim intensiv aktualisht jam shumë më mirë.
Bashkëshortja, Kourtney Kardashian nga ana tjetër foli gjithashtu për problemet shëndetësore të të shoqit.
Travis dhe unë shkuam për një endoskopi rutinë së bashku dhe ai përfundoi me pankreatit të rëndë, kërcënues për jetën. Unë jam shumë mirënjohëse për specialistët, mjekët dhe infermierët tanë në “Cedars Sinai” për kujdesin kaq të mrekullueshëm për mua dhe burrin tim gjatë qëndrimit tonë aty.
Ky problem i fundit shëndetësor i Travis, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino. Sipas një rrëfimi, bateristi i Blink-182 vuan nga nevralgjia trigeminale. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.
Rikujtojmë, se në serialin e re ‘The Kardashians’, marrëdhënia e Kourtney Kardashian me Travis Barker dhe ankthi i Scott Disick sa i përket kësaj martese kanë qenë pikat kyçe. Por në episodin e fundit të shfaqjes, Kardashian iu ankua mikut të saj Steph Shepherd se, në realitet, drama e Disick është shumë më e vogël në jetën e saj dhe emisioni po redaktohet në një mënyrë që e keqinterpreton situatën.