Ylli televiziv amerikan Paris Hilton ka prezantuar së fundmi koleksionin e saj të ri të parfumeve “Ruby Rush” në kryeqytetin indian. Hilton, e cila kishte veshur një fustan të kuq, pozoi së bashku me fansat në Mumbai të cilët ishin kurioz për parfumet e reja.
Aktualisht bukuroshja vijon të fitojë të ardhura të shumta për shkak të perandorisë së saj të biznesit që përfshin një linjë parfumesh, dyqane dhe produkte të tjera. Rikujtojmë, se Paris Hilton ka folur së fundmi për detajet e abuzimeve seksuale që ajo ka përjetuar ndërsa ndiqte një shkollë me konvikt në Utah për adoleshentët me probleme në vitet 1990. 41-vjeçarja, tha se fëmijëria e saj ishte ‘vjedhur’ nga abuzimi në shkollën ‘Provo Canyon’, ku ajo kaloi 11 muaj në moshën 17-vjeçare dhe që pretendonte se ajo u dhunua pasi u detyrua t’i nënshtrohej testeve të qafës së mitrës.
Sjellim në vëmendje se së fundmi, Meghan Markle pranoi se e kishte gjykuar dikur miliarderen Paris Hilton përpara se ta intervistonte, sepse trashëgimtarja e famshme u rrit “si e bukur”. Dukesha e Sussex foli me Hilton për episodin e kësaj jave të podcast-it të saj, por rrëfeu për ‘Variety’ se ajo hyri në diskutim me opinione negative.
Muaj më parë rikujtojmë se Hilton zbuloi se ajo kishte filluar procesin e fekondimit in vitro (IVF) dhe lavdëroi Reum që ishte aq mbështetës. Ndërsa ishte në “The Trend Reporter” me podcast-in e Mara, Hilton tha se ajo filloi të hulumtonte opsionet e IVF sepse ishte e vetmja mënyrë që ajo mund të garantonte se mund të kishte binjakë që janë një djalë dhe një vajzë.