Bota

Transmetoi Eurovisionin nga bunkeri, Timur Miroshnychenko: “Duhet bërë çdo gjë që të mos ndërpritet transmetimi!”

Data 10 maj shënoi natën e parë të festivalit të madh muzikor “Eurovision 2022”, ku 17 këngë nga vende të ndryshme performuan në ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë, nga ku 10 prej tyre u kualifikuan për në finalen e madhe të 14 majit përfshirë këtu dhe këngën “Stefania” të Orkestrës Kalush nga Ukraina. Përveç “zhurmës” së madhe të “Eurovision” ajo çfarë ka rënë në sy dhe është duartrokitur masivisht ka të bëjë pikërisht me Ukrainën, pasi komentatori ukrainas Timur Miroshnychenko, ndryshe nga kolegët e tij që kanë komentuar nëpër studio, ka komentuar live Eurovizionin brenda një bunkieri të shndërruar në një studio të improvizuar për shkak të luftës. Për të mësuar më gjatë rreth kësaj ekperience, të cilën në fakt e kryen prej 15 vitesh, ishte në një lidhje skype nga Ukraina showman-i dhe komentatori i Ukrainës për Eurovision 2022, Timur Miroshnychenko.

Prej vitesh komentator i Eurovision, koment të cilën e ke realizuar në studio televizive, por këtë vit për shkak të luftës të është dashur që të transmetosh Eurovizion live brenda një bunkieri. Si ishte kjo eksperiencë, kishit vështirësi?

Shpresoj që të jetë e përkohshme. Nuk i dihet asnjëherë se nga cila anë do të vijë raketa nga ana e Rusisë, por duhet bërë çdo gjë që të mos ndërpritet transmetimi. Është pak ftohtë këtu, por është vend i sigurtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, jo vetëm në Eurovizion, por për të gjithë ukrainasit.

Sa e vështirë ishte për ju të improvizonit një studio në një bunkier? Sa kohë iu mori rregullimi i kushteve teknike?

Janë emocione të ndryshme. Sigurisht që në studio është luks. Por është mirë. Më 24 Shkurt nuk e kishim menduar kurrë Eurovizionin, por mendonim se sit ë ishim gjallë. Por është një kënaqësi që po e bëjmë edhe pse ne këto kushte.

Një lajm shumë i mirë është fakti që kënga “Stefania” e Orkestrës Kalush që prezantoi Ukrainën në Eurovision u kualifikua për në finalen e madhe të 14 majit. Sa domethënëse është kjo për ju në një moment të tillë?

“Stefania” është një mishërim për nënën. U bë si një himn për të gjithë nënat ukrainase, të cilat duhet të siguronin një vend të sigurtë për fëmijët e tyre. Ukraina është nëna jonë gjithashtu. Është një këngë dhe për Ukrainën, një himn për këto kohë.

Këngëtarja shqipatre Ronela Hajati me këngën “Sekret”, çeli natën e parë të “Eurovision 2022”. Si e komenton ti performancën e saj dhe çfarë mendon se nuk shkoi për t’u kualifikuar në finale?

Veshja nuk ishte më e mira për Eurovizionin. Është e vështirë ta hapësh këtë program, mbase njërzit mund ta harrojnë fare këtë performancë sepse çelja e votimeve kërkon dhe një orë e gjysmë pas hapjes dhe njerëzit mund të harrojnë ta votojnë.

Çfarë mendon nëse Ukraina e fiton Eurovizionin?

Është e pamundur që vitin tjetër të transmetohet Eurovizioni në Ukrainë, por për turizmin kjo gjë është shumë e rëndësishme. Tani ne nuk mund të sigurojmë sigurinë dhe qetësinë në çdo cep të Ukrainës. Por Ukraina do të bëjë të pamundurën, mbase do të mbidhemi në një qytet tjetër.

Timur përgjatë këtyre muajve lufte nuk e ke menduar të largohesh nga Ukraiana? Si paraqitet aty situata aktualisht, vijojnë sulmet e ashpra nga dita në ditë?

Nuk dua të largohem. Ukraina është atdheu im. Është periudha më e vështirë e këtij vendi. Dua të luftoj në vijën e informacionit dhe kulturës.