Aktori i njohur Bradley Cooper i cili është dhe i nominuari për Oscar, u shndërrua në dirigjentin e famshëm amerikan Leonard Bernstein për filmin e tij biografik teksa i ka shokuar të gjithë fansat e tij me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje. Cooper do të luajë Bernstein që nga rinia deri në vdekjen e tij në moshën 72-vjeçare, e cila ndodhi në vitin 1990 si pasojë e një ataku në zemër të shkaktuar nga dështimi progresiv i mushkërive.
Filmi zhvillohet në një hark kohor 30-vjeçar. Në një nga imazhet promovuese, ylli i “American Hustle” shihet duke e rikujtuar kompozitorin e ndjerë të “West Side Story” me një kostum me pamje retro, së bashku me yllin e tij Carey Mulligan. Më pas ai shfaqet krejtësisht i ndryshëm në skenat nga më vonë në jetën e Bernstein i thinjur, plot rrudha dhe me një fizik më të rëndë.
Ndërkaq, “Maestro” ka nisur xhirimet muajt e fundit dhe pritet të dalë në vitin 2023, sipas ‘Deadline’. Cooper e shkroi skenarin me shkrimtarin fitues të Oscar-it, Josh Singer të “Spotlight”. Regjisorët e famshëm Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë producentë të dramës.
Ndërkaq, rikujtojmë se pasi të dy luajtën së bashku në filmin e tyre fitues të Oscar-it “A Star Is Born”, Gaga shpjegoi se ajo ka qenë në gjendje të lexojë shumë skenarë dhe të flasë me shumë regjisorë të ndryshëm. Ajo ende kërkon këshilla për karrierën e saj të aktrimit nga Cooper.
Bradley Cooper besoi në mua për rolin e Ally Maine në “A Star Is Born”. Ishte suksesi i bashkëpunimit tonë artistik që më solli këtu ku jam tani. Unë i kam besuar Bradley-t për vite me radhë dhe gjithmonë e kam vlerësuar mbështetjen dhe këshillat e tij, mendimet e tij për përpjekjet e mia në të ardhmen.