Celebrities Fashion

Transformimet më të mëdha të flokëve të VIP-ave për vitin 2021!

Teksa filluan të “zbuteshin” masat ndaj COVID-19 dhe qytetet u kthyen dalëngadalë në normalitet, shumë prej personazheve publike e panë këtë si një mundësi për të ndryshuar pamjen e tyre dhe për të eksperimentuar me një model flokësh të ri. Për disa, kjo nënkuptonte eksplorimin e ngjyrave të reja si të kuqe e ndezur dhe kafe e errët, ndërsa disa prej tyre zgjodhën të hiqnin dorë nga ngjyrat e ndezura për të pasur ngjyrën natyrale të flokut të tyre. Të tjerë vendosën të ndryshojnë modelin e flokëve duke provuar gërshetat ose flokët kaçurrela, një model i cili ka “pushtuar” internetin kohët e fundit.

Kur bëhet fjalë për transformimet e ngjyrave të flokëve për vitin 2021, Billie Eilish kryeson listën. Gjatë verës, këngëtarja ndryshoi ngjyrën nga jeshile dhe e zezë në bionde. Kohët e fundit, ajo i ndryshoi përsëri, duke i lyer flokët në ngjyrë kafe, ashtu si Ariana Grande. Ndërsa supermodelja Bella Hadid, ka guxuar shumë duke i lyer flokët në ngjyrë të kuqe të çelur. Modelja e njohur Iris Law, ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj duke i prerë flokët shumë shkurt dhe është kthyer në bionde. Gjithashtu, edhe këngëtarja amerikane Kehlani, ka zgjedhur t’i presë flokët shkurt dhe t’i mbajë kaçurrela, duke i lyer në dy nuanca: të zezë dhe bionde.

Modelet e prerjeve të flokëve që kryesuan këtë vit ishin ato të Kourtney Kardashian dhe Willow Smith. Kourtney i dha “lamtumirën” flokëve të saj të gjatë duke i prerë shumë shkurt. Kjo pamje e re i kishte munguar Koutney-t sepse ky model flokësh duket se i shkon shumë. Ndërsa Rihanna dhe Cardi B, kanë zgjedhur t’i presin flokët me baluke dhe padyshim që duken shumë bukur me këtë pamje të re. Më poshtë, mund t’i hidhni një sy transformimeve më të mëdha të flokëve të VIP-ave për vitin 2021.

1-Billie Eilish

2-Bella Hadid

3-Willow Smith

4-Ariana Grande

5-FKA twigs

6-Kourtney Kardashian

7-Camila Cabello

8-Kacey Musgraves

9-Kehlani

10-Iris Law

11-Rihanna

12-Cardi B

13-Lady Gaga