Mirlind Daku nuk u ftua nga Shqipëria për ndeshjet e shtatorit, zgjedhje kjo e trajnerit Sylvinho. Por duket se vendimi ka ardhur jo vetëm sepse sulmuesi nuk do të mund të luante ndeshjen e parë për shkak pezullimi, por edhe për shkak të gjëndjes jo të mirë.
Që Daku nuk është në formën më të mirë të mundshme e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov.
“Daku po luan me injeksione pasi është i pazëvendësueshëm te ne, i jam shumë falënderues për atë që po bën. Tani ai do të ketë pak kohë pushimi, i duhej me patjetër që të rikuperohej”, tha Rakhimov.