Aktualitet Bota

Tragjike, shuhet në moshën 27-vjeçare ish-Miss Brazili, Gleycy Correia!

Një procedurë e gabuar operimi në bajame dyshohet se ka qenë shkaku i vdekjes tragjike të ish-Miss Brazilit, e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare. Gleycy Correia, nga Macae, ndërroi jetë pasi ndërhyrja e la me hemoragji të fortë e më pas, atak kardiak. Vajza u shua në një klinikë private pasi kaloi rreth dy muaj në gjendje kome prej operacionit të kryer në muajin prill.

Hemoragjia i nisi pesë ditë pas ndërhyrjes. Të afërmit e Correia që ishte kurorëzuar Miss Costa do Sol në vitin 2018, janë të bindur se bëhet fjalë për një gabim të mjekut. At Jak Abreu, që e njeh familjen e 27 vjeçares, tha se familjarët e saj kërkojnë të hidhet ‘dritë’ mbi ngjarjen.

Vajza kishte folur shpesh për origjinën e saj të thjeshtë, e rritur në varfëri në Brazil. Ajo kishte nisur punë si modele që kur ishte adoleshente pasi kishte punuar në një sallon bukurie. E ndjera në një postim në Instagram shkruante se:

Nuk kam lindur në një djep të florinjtë, vij nga një familje shumë e thjeshtë, por jam shumë krenare për këtë.