Aktualitet

Tragjike në Shkodër, u aksidentua me motor, humb jetën efektivi i FNSH! (EMRI)

Një efektiv i FNSH Shkodër, i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se efektivi pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, por për shkak të stuhisë së madhe të shiut dhe erës e ka pasur të vështirë lëvizjen.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se 52-vjeçari është aksidentuar me mjetin e tij dhe më pas ka rënë në kanal, e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.

Trupi i pajetë i efektivit të FNSH-së është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 03:00 të mëngjesit.