Bota

Tragjike, ndërron jetë në mes të skenës këngëtari i njohur turk!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 52-vjeçare këngëtari dhe regjisori turk, Metin Arolat. I ndjeri vdqi gjatë performancës së tij në Kozyatagi, siç raportuan mediat lokale. Edhe pse ndjeu dhimbje dhe ngurtësi në dorë, ai vazhdoi performancën, por pësoi një atak në zemër. “Krahu im i majtë është mpirë”-tha ai pak para se të rrëzohej.

Një infermiere nga audienca nxitoi për ta ndihmuar dhe thirri një ambulancë. Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe përpjekjeve për shpëtimin e tij, Arolat ndërroi jetë rrugës për në spital. Miku i tij i ngushtë, Demet Sagiroglu bëri një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta. “Ai ishte një shok i imi shumë i ngushtë, si një vëlla. Ai ishte në dietë. U përkeqësua pasi doli në skenë”-tha ajo. Përveç këndimit, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe bashkëpunonte me shumë artistë turq.