Bota

TRAGJIKE/22-vjeçarja izraelite i jep fund jetës në ditëlindjen e saj, arriti t’i mbijetojë masakrës së Hamasit!

Një 22-vjeçare që i mbijetoi masakrës së Hamasit në festivalin muzikor Supernova më 7 tetor 2023, i dha fund jetës në banesën e saj pasi vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Familja e Shirel Golan, e cila sot do të kishte mbushur 22 vjeçe deklaroi ajo ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik që kur i ka shpëtuar sulmit terrorist dhe është shtruar dy herë në spital.

“Pashë që ajo kishte simptoma të stresit post-traumatik, si tërheqja nga miqtë e saj. I kërkova që të kujdesej për veten. Nëse shteti do të ishte kujdesur për të, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur”-ka deklaruar vëllai i saj. Ndërkaq, Ministria e Mirëqenies dhe Shërbimeve Sociale tha se Golani “po trajtohej në sistemin e mirëqenies edhe para 7 tetorit dhe veçanërisht pas”.

Ndërkaq, është hapur një fushatë e gjerë debati për mënyrën se si jetojnë figurat e larta të Hamasit. Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar është bërë virale, duke bërë xhiron e internetit me ndjekësit që pyesin nëse 44-vjeçarja mban në dorë një çantë Birkin, vlera e së cilës llogaritet në 30 mijë euro.

Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermes Birkin, më 6 tetor 2023. pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel. “A po mbante një çantë luksoze e veja e Sinuar?”-komentuan shumë ndjekës në rrjetet sociale pasi panë fotot e kamerave të vëzhgimit që tregonin një tunel në Gaza në orën 23:00 me orën lokale.