Celebrities Gossip Showbiz

Tragjedia në Astroworld, Travis Scott zbulon projektin e ri në nder të viktimave!

Së fundmi reperi i njohur Travis Scott ka folur sërish për tragjedinë që ndodhi në festivalin e tij Astroworld në nëntorin e vitit të kaluar, ku teksa ai po performonte humbën jetën 10 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Së fundmi, ai ka zbuluar “Projektin HEAL”, që ka për qëllim investimet në komunitet.

Gjatë muajve të fundit kam marrë kohë dhe hapësirë për të reflektuar dhe për të bërë pjesën time për të shëruar komunitetin tim. Më e rëndësishmja, unë dua të përdor burimet dhe platformën time duke ecur përpara drejt ndryshimit. Ky do të jetë një udhëtim i përjetshëm për mua dhe familjen time. Ekipi im dhe unë krijuam ‘Project HEAL’ për të ndërmarrë veprime shumë të nevojshme drejt mbështetjes së zgjidhjeve reale që i bëjnë të gjitha ngjarjet dhe hapësirat më të sigurta. Unë gjithmonë do të nderoj viktimat e tragjedisë së Astroworld që mbeten përgjithmonë në zemrën time.

Rikujtojmë se Scott është përballur me kritika se pse nuk ndaloi koncertin, por ai ka pohuar disa herë se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte mes turmës. Fansat e reperit po përpiqen fort që ai të jetë pjesë e festivalit Coachella së vitit të ardhshëm dhe madje kanë bërë një peticion që tenton ta sjellë atë në skenë. Pas tragjedisë në Astroworld, Travis është tërhequr nga festivale të shumta, duke përfshirë Coachella, e ndërsa ai është duke zgjedhur të pushojë, fansat e tij ende duan që të kthehet në shfaqje live.

Sipas peticionit të ri, shumë nga fansat e Scott, mendojnë se Coachella bëri gabim duke mos e ftuar artistin për edicionin e vitit të ardhshëm. Ata gjithashtu shfajësojnë Travisin nga çdo akuzë për incidentin në Hjuston, duke thënë se të gjithë e dinë se tragjedia e Astroworld nuk ishte faji i Travis. Rikujtojmë se pjesëmarrësit e festivalit që ndërruan jetë ishin të gjithë nën 30 vjeç. Autopsia e tyre u krye në ditët pas koncertit të 5 nëntorit. Asfiksimi u përcaktua si shkaku i vdekjes. Të dhënat e ekspertit mjekësor treguan se një nga viktimat kishte gjurmë kokaine, metamfetamine dhe alkool që çuan në vdekjen e tij.