Një mënyrë e prekshme për të përkujtuar ata që humbën jetën në sulmet e 11 Shtatorit 2001 është përmes fjalëve të tyre të fundit, të cilat shpesh pasqyrojnë momentet e fundit të tyre të frikshme dhe të dhimbshme. Telefonatat dhe mesazhet që ata arritën të dërgonin nga situatat e tyre të bllokuara, para se ndërtesat të shpërthenin dhe t’u merrnin jetën, janë dëshmi të dhimbjes dhe dashurisë së tyre.
Një nga telefonatat më të prekshme është ajo e Ceecee Lyles, stjuardesë në Fluturimin 93 të United Airlines. Ajo la një mesazh të fundit për burrin e saj duke thënë:
Më dëgjo, duhet të më dëgjosh me shumë kujdes. Unë jam në një aeroplan të marrë peng. Të dua shumë. Thuaji fëmijëve të mi që i dua shumë.
Christopher Hanley, 35 vjeç, bëri një telefonatë emergjente nga brenda Kullave të Tregtisë në Nju Jork, ku kishte shumë tym. Ai foli qetësisht, duke kërkuar ndihmë:
Ka shumë tym, dërgoni njerëz për të ndërhyrë.
Operatori e këshilloi që të hapte dritaret, duke i thënë se ata ishin në rrugë për ndihmë. Fatkeqësisht, Hanley nuk u takua më nga askush.
Mesazhet e tjera janë po ashtu prekëse. Një grua i dërgoi burrit të saj një mesazh duke thënë:
Mendimet e mia të fundit janë vetëm për Nicholas, Ian dhe për ty.
Ndërsa Diana i dërgoi partnerit të saj një mesazh të tmerrshëm:
Jam e terrorizuar. Kam nevojë të të them sa shumë të dua.
Një tjetër mesazh emocionues ishte ai i një gruaje që tha:
E di që ke një lidhje të re dhe nuk të interesoj më, por pavarësisht asaj që mund të ndodhë sot, dije se të dua.
Melissa, një tjetër nga viktimat, la një mesazh në telefonin e emergjencës që përshkruante situatën:
Këtu është shumë nxehtë. Dyshemeja është zjarr. Kemi shumë frikë.
Operatori i kërkoi të qëndronte e qetë dhe e siguroi që ishin në rrugë për ndihmë, por Melissa ishte një nga 3 mijë viktimat e asaj dite tragjike.
Këto mesazhe janë përkujtime të forta dhe ndihmojnë në ruajtjen e kujtimit të atyre që humbën jetën dhe të ndihmojnë në mbajtjen e gjallë të historisë së 11 Shtatorit.