Një tragjedi ka ndodhur në Bazel të Zvicër, ku një fëmijë, 11 vjeç, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nxënës i klasës se katërt, është goditur nga një kamion dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka shokuar komunitetin shqiptar atje dhe mbarë Zvicrën. Vogëlushi ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35) që u përplas nga kamioni, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.
Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e ka parë ngjarjen dhe ka vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion.
“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij. Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës. E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta zvcierane.
“Ishte dita e fundit e shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardiani. “Është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas.” Motra e Eliorit, 8 vjeç, shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo ecën më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, duke shkuar në shtëpi për drekë”. Motra e Eliorit dhe fëmijët e tjerë fillojnë të bërtasin në rrugë. Aq e zhurmshme, saqë ka tronditur edhe nënën e 11-vjeçares në banesë. “Dola menjëherë jashtë,” thotë ajo. “Vajza ime na bërtiti e shokuar se Elior ishte përplasur nga një kamion.”
“Fatmirësisht, vajzën tonë e mbajti një nxënës tjetër në anën tjetër të rrugës. Përndryshe ajo do të kishte vrapuar nëpër rrugë”, thotë ai.
Babai i djalit thotë se nuk e dinë kush e ka vrarë djalin e tyre, ndërsa policia po kryen hetime.