Një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi iu shkrumbua shtëpia në Borsh të Sarandës. Të moshuarit Rrapo Çika 83-vjeç dhe Savoja Çika 71 kishin ndezur një rezistencë elektrike për ngrohje. Kjo e fundit ka marrë flakë dhe për pasojë, dy të moshuarit humbën jetën nga asfiksia. Policia është duke shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat punuan për fikjen e zjarrit.
Një bombol gazi shpërtheu në një apartament në lagjen “5 shtatori” në Çorovodë, fatmirësisht pa të lënduar. Flakët e shkaktuara shkrumbuan thuajse tërësisht apartamentin në pronësi të familjes Sulejmani. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësoi lokalizimin e shuarjen e tyre, si dhe shpëtuan personat në banesë, mes të cilëve një fëmijë invalid. Shkak i shpërthimit dyshohet moskolaudimi i rregullt, problem i përsëritur në ngjarje të këtij lloji.