Aktualitet

Trafiku ajror u rrit 259%! Aeroporti “Nënë Tereza”, në vendin e parë në Europë me rritjen më të madhe

Për të disatin vit radhazi numri pasagjerëve të cilit vinë e largohen përmes aeroportit të Rinasit pëson vetëm rritje.

Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat më të fundit të publikuara prej Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve.

Të dhënat në këtë grafik tregojnë se për periudhën Janar-Gusht 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019 numri pasagjerëve të cilët kanë përdorur aeroportin e Rinasit është rritur me 259.4 %.

Janë disa faktorë të cilët kanë kontribuar në këtë rritje si asnjëherë më parë që kur aeroporti i Rinasit u dha me koncesion privatit.

Krijimi kushteve përmes taksave të reduktuara dhe të mirë-menaxhuara e kanë bërë më tërheqës aeroportin Nënë Tereza dhe kjo solli shtimin e  kompanive me kosto të ulët.

Sikurse transformimi total terminalit të pasagjerëve terminal i cili është duke u zgjeruar në pjesën veriore të aeroportit për tu përgjigjur numrit të rritje të udhëtarëve.

Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve e rendit vendon tonë si të parin duke lënë pas jo vetëm vendet e rajonit me një turizëm të konsoliduar por edhe shumë vende në Europë.

Kroacia shënoi një rritje me vetëm 18.2%, Italia fqinje 14.7% Maqedonia e Veriut 19.6 %  ndërsa  Serbia 32%. Mali i Zi pësoi një rënie të numrit të udhëtarëve përmes aeroportit të Podgoricës me 12.5 %. Ndërsa Kosova ka pësuar një rritje të dukshme me 71.2 %./TCH