Aktualitet

Trafik i rënduar në Lezhë/ Fundjava bllokon rrugët, fluksi arrin kulmin, situata më problematike në superstradën Milot-Balldre!

Që prej ditëve të para të muajt gusht ka pasur një fluks të lartë automjetesh në rrugët e qytetit të Lezhës duke krijuar  kaos në lëvizje edhe për zonat turistike.

Këto janë pamjet e rrugëve që përshkojnë Lezhën në këto ditë gushti.

Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor sidomos në rrugët e qytetit.

Situata më problematike paraqitet në superstradën Milot-Balldre, rrugët drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës.

Trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë çdo sezon veror, ku fluksi i automjeteve  10 fishohet kryesisht përgjatë muajit gusht. Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin rrugët dytësore për të shmangur trafikun e rënduar.

Për ata të cilët duan të udhëtojnë drejt Shkodrës këshillohet të përdoret dalja nga qytetit përmes urës së vjetër të Lezhës, e pushues të cilët zgjedhin plazhin e Kunes si destinacion këshillohet dalja nga rruga Kune-Hidrovor. Policia  rrugore këshillon përdorimin sa më pak të automjetit për lëvizjet brënda qytetit duke shmangur kështu trafikun e renduar i cili pritet të jetë prezent deri në javët e fundit të muajt gusht.