Celebrities Gossip Showbiz

Tradhtia shkak i ndarjes mes Chiarës dhe Fedez? Reagon blogerja! “Nuk kemi qenë kurrë çift…”

Chiara Ferragni ka dhënë detaje të reja në lidhje me divorcin e saj nga Fedez, duke zbuluar se arsyeja kryesore e ndarjes është tradhtia e ish-partnerit të saj. Në një intervistë për emisionin “Striscia la Notizia”, blogerja e njohur u pyet për marrëdhënien e tyre të hapur, dhe ajo e sqaroi situatën duke thënë:

Nuk kemi qenë kurrë një çift i hapur. Vetëm nëse çift i hapur quhet kur njëri tradhton dhe tjetri jo.

Këto deklarata vijnë pas disa muajsh spekulimesh mbi marrëdhënien e tyre dhe tregojnë se ndarja ka pasur ndikim të madh në jetën e tyre personale dhe profesionale. Chiara dhe Fedez, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike, duke ngjallur interes të madh te fansat dhe opinioni publik.

Më 1 shtator 2024, Chiara dhe Fedez do të kishin festuar përvjetorin e gjashtë të martesës, megjithatë, ata e jetuan atë ditë larg njëri-tjetrit. Që prej përfundimit të historisë së tyre të dashurisë ata kanë marrë rrugë të ndryshme dhe madje fansat do të donin që ata të pajtoheshin, por pas lajmeve dhe ndodhive të fundit duket se diçka e tillë nuk është ende e mundur.