Gossip

Torta mbretërore shitet për këtë çmim marramendës!

Një copë “shumë e rrallë” e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, u shit për 2800$ nga shtëpia e ankandeve Reeman Dansie. Kjo copë torte, e cila tani nuk mund të konsumohet, ka mbijetuar për gati tetë dekada që nga dita e dasmës më 20 nëntor 1947. Ajo është ende e paketuar me kujdes në një kuti të vogël, me stemën argjendi të Elizabethës si princeshë dhe një napë të zbukuruar brenda saj.

Copa e tortës iu dërgua nga familja mbretërore Marion Polson-it, kujdestares kryesore të kështjellës Holyrood House në Edinburg, rezidenca qendrore e monarkëve anglezë në Skoci. Së bashku me tortën, Polson mori një letër nga Elizabetha, ku ajo e falënderonte për dhuratën e dasmës. Torta e dasmës së Elizabethës dhe Philipit ishte një krijim madhështor, me lartësi prej 2.7 metrash dhe peshë prej 250 kg.

Ajo ishte dekoruar me stemat e të dy familjeve dhe figura prej sheqeri që përfaqësonin aktivitetet e tyre të preferuara. Nga kjo tortë janë nxjerrë 2000 copë për të ftuarit, me qindra të tjera që u dërguan për bamirësi dhe një kat u ruajt për pagëzimin e Princit Charles. Disa prej këtyre copave kanë mbijetuar ndër vite dhe janë shitur në ankande, si njëra që u shit në vitin 2013 për 1750 paund. Po ashtu, një copë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana, e ruajtur për 40 vite, u shit për 1850 paund, në ankand, në vitin 2021.