Bota

Torino ndalon duhanin edhe në ambiente të jashtme…

Torino ka nisur të ndjekë shembullin e qyteteve të tjera italiane dhe evropiane, ndërsa ka paraqitur ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të jashtme më pak se pesë metra nga njerëzit e tjerë, përveç rasteve të pëlqimit të personave afër tyre. Ndalimi do të zbatohet në çdo rast në prani të fëmijëve ose grave shtatzëna.

Prandaj “distanca e mirësjelljes” për duhanpirësit në natyrë e propozuar nga këshilltari Silvio Viale do të kujdeset gjithashtu për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Është një çështje kulturore dhe respekti. Pirja e duhanit mbetet shkaktari kryesor i sëmundjeve mjekësore dhe onkologjike dhe kjo masë do të nxisë konsumimin më të ndërgjegjshëm. Shpresoj që edhe përgjegjësia ndaj hedhjes së bishtave të cigareve mund të rritet gjithashtu. Ky rregull i ri jep një drejtim kulturor duke mbrojtur lirinë e atyre që pinë duhan dhe atyre që nuk pinë duhan.

Njëkohësisht, në Piemonte do të ndërpriten masat e jashtëzakonshme kundër smogut, të planifikuara për sezonin dimëror për cilësinë e ajrit.

Ndërkaq, duhani nuk dëmton vetëm zemrën, mushkëritë dhe trurin por gjithashtu dëmton edhe pamjen e jashtme. Një duhanpirës ka gjasa të ketë gjithmonë qeska poshtë syve. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë. Pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribouar në krijimin e rrudhave.

Sipas një hulumtimi të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Boston, duhanpirësit kanë penis më të vogël se joduhanpirësit. Siç është treguar, meshkujt të cilët pinë duhan jo vetëm që kanë ereksion dukshëm më të dobët se sa ata që nuk pinë duhan, por shpesh kanë probleme edhe me potencën. Seksologët këtë e shpjegojnë me ndikimin e cigareve në punën e zemrës dhe të mushkërive dhe vetvetiu edhe me qarkullimin e gjakut deri te organet kryesore.