Sport

Topi i Artë në tetor, kush janë favoritë e mëdhenj?!

Pavarësisht kritikave të bëra gjatë viteve të fundit, “Topi i Artë” vazhdon të jetë çmimi më prestigjioz për futbollistët meshkuj dhe femra dhe me kalimin e viteve ka sjellë çmime të reja për këtë ngjarje, nga lojtari më i mirë i ri deri te portieri më i mirë.

Në ceremoninë e vitit 2024, do të shtohet çmimi i për trajnerin më të mirë, duke konkurruar kështu me FIFA-n, që pasi u nda nga Topi i Artë,  ka dhënë titullin për trajnerin më të të mirë.

Topi i Artë i vitit 2024 do të shpallet të hënën, më 28 tetor 2024. Si zakonisht, çmimi për lojtarin më të mirë do të jetë akordohet në fund, por gjatë eventit do të ketë çmime për futbollisten më të mirë, portierin më të mirë, trajnerin më të mirë (çmim i ri), lojtarin më të mirë të ri, golashënuesi më i mirë.

Të nominuarit për kategoritë e ndryshme të Topit të Artë do të zbulohen të mërkurën, më 4 shtator 2024. Lista që ka më interes është për lojtarin më të mirë mashkull, por ka pritshmëri të madhe për femrat.

Më tej, nga viti 2024, siç u përmend, do të shpërblehet edhe trajneri më i mirë i vitit paraprak, në këtë rast 2023/2024.

Kampionati Evropian dhe Kupa e Amerikës mund t’i ndihmojnë dy favoritët e mëdhenj, Bellingham dhe Vinicius.

Bellingham do të përpiqet të marrë vota nga e gjithë bota, duke luajtur në Kampionatin Evropian me fanellën e Anglisë, ndërsa Vinicius do të bëjë të njëjtën gjë si “ylli” absolut i Brazilit në Copa America.