Showbiz

Top Awards: Karantina nuk ka qënë pa rezultat për Yon Idy, publikon “Waste No Love”

Yon Idy është tashmë një emër i njohur për publikun e “Top Awards” pasi kantautori ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit.

Yon, emri i vërtetë i të cilit është Jon, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 16-vjecare dhe që prej asaj kohe, muzika është një ndër pasionet e tij më të mëdha dhe profesioni kryesor me të cilin do merret në jetë.

Ndërkohë që për një pjesë të madhe artistësh, karantina ka qënë një periudhë pauze, për Yon nuk ka qënë e tillë. Këngëtari ka qënë duke studiuar zhanre të ndryshme muzikore dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, publikimi i këngës së re “Waste No Love”.

Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, Yon ka folur më shumë rreth këtij projekti muzikor, duke shpjeguar edhe tekstin e kësaj kënge.

Mos e humb rastin të japësh dashuri“, ky është mesazhi që artisti ka dashur të përcjellë përmes kësaj kënge.

Yon, muzika e të cilit bazohet në kitare, ka rrëfyer gjithashtu për “Wake Up” se karantina ka sjellë edhe efekte negative tek ai pasi po priste me padurim të promovonte muzikën tij nëpër klubet e natës, por tani i duhet të presë rikthimin e situatës normale.

Projekti më i fundit i Yon është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”, falë sugjerimeve nga ana e publikut, duke thyer qetësinë në “The Top List,  ku thuajse për katër javë nuk kishte asnjë hyrje të re.