Celebrities Film & Tv Magazine

Top Arena/ U përplasën në BBV, Eva Alikaj flet hapur: “Kam telefonuar Luiz Ejllin, më tha që…”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Çdo mbrëmje Top Arena ka të ftuar specialë personazhe VIP të fushave të ndryshme. Ditën e sotme është zbuluar se të ftuarit do të jetë Roza Lati me shumë energji dhe artistja e mirënjohur shqiptare dhe kaq shumë e dashur për publikun, Eva Alikaj për një rrëfim ekskluziv, por dhe preferencat e saj mbi këtë “Euro 2024”. Ksenja Shoshaj, Nga Top Albani Radio në “Top Arena”!

Aktorja Eva Likaj, ish-banore e Big Brother VIP e ftuar në Top Arena rrëfeu se nuk ka raport me asnjë nga ish-banorët. Ajo tha se një herë telefonoi Luiz Ejllin, pasi një vajzë e vogël i kërkoi numrin e tij.

Efi: Ke raport me ndonjë nga ish banorët?

Eva Alikaj: Me asnjë, me Fotininë pata pak, por jo, njëherë kam telefonuar Luiz Ejllin më kërkonte një vajzë e vogël numrin e tij, po më tha ‘le të më telefonojë’.

Kujtojmë se Eva dhe Luizi patën përplasje gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP 2.