Sport

Top Arena/ “Mënyra si luan, është befasuese”, Sinemati: “Gjeorgjia në 28% që mbajti topin, bëri historinë”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Gazetari sportive, Gëzim Sinemati, veçon Gjeorgjinë si nga surprizat e këtij Europiani, që arriti të kualifikohet duke mundur 2 me 0 Portugalinë. Këtë mbrëmje në Top Arena, ai tha se ishte befasuese mënyra sesi ata kanë luajtur. Ai tha:

Ajo që më befason nuk është pse u kualifikua por mënyra si luan. Mban topin 28% dhe të lejë atë gjurmë? Ata kanë bërë shfaqje dje.

Nga ana tjetër, profesor Përparim Kabo u ndal te himni jonë kombëtar. Ai tha se në këtë tekst ka një frazë që nuk shkon, duke iu referuar frazës “është i lindur tradhëtor”. Kapo shprehet:

Është një gabim i rëndë, duhej korrigjuar. Ka një gjë që nuk shkon, nuk mund të lindësh tradhtar, i bie të lindësh tradhëtor.

Edi Manushi shprehet:

Po nuk duhet të merret fjalë për fjalë, kjo sensin e ka që kush largohet e ka në gen tradhtinë.