Film & Tv Showbiz

“Tomi dhe Xherri” rikthehen sërish, historia e tyre vazhdon

Filmi vizatimor “Tomy dhe Xherri” mbetet i paharrueshëm për gjithë jetën. Të gjithë fëmijët i kanë fiksim, madje edhe të rriturit nuk rrinë dot pa i parë. Por lajmi i mirë është se historia e ‘maces me miun” vazhdon dhe ne do t’i shikojmë sërish në ekran.

Pasi Tomi dhe Xherri ndahen, Xherri përfundon në një hotel luksoz me pamje përrallore. Menaxherja e hotelit (Michael Peña) sapo vë re se në ambientin e tyre ka mbërritur një mi, kërkon menjëherë një mace. Kështu pasi e gjen macen e punëson dhe ndodh që të jetë pikërisht Tom, pra rivalët takohen përsëri ballë për ballë…

Tom & Jerry do të shfaqet premierë në kinema më 5 mars 2021. Filmi “Tom & Jerry” kombinon animacionin 3D me veprimin e drejtpërdrejtë, ndërsa pranë dyshes së pamposhtur janë: Chloe Grace Moretz, Michael Penia, Rob Delaney, Colin Jost dhe Ken Jeong.