Celebrities Showbiz

Tom Holland përveç aktrimit është goxha i zoti edhe në këtë sport të cilin e ka pasion!

E vetmja mënyrë për ta kthyer Tom Holland në vetvete qenka golfi. Aktori i njohur i “The Spider-Man: No Way Home” u shpreh për “The Hollywood Reporter” se si loja e golfit në mënyrë rekreative e ndihmon atë që të çlirohet nga presionet e yjeve të tij në Hollywood.

Të luaj golf është ajo që bëj. Unë jam i varur nga loja e golfit dhe po të mos isha i varur nga golfi, do të kisha pasur një karrierë shumë të ndryshme besoj. Është një mënyrë e mirë për t’u shkëputur nga ajo që po ndodh rreth teje. Unë e fik telefonin tim dhe thjesht kënaqem duke qenë në natyrë me miqtë e mi, vëllezërit dhe babin tim. Gjatë viteve të fundit, kam qenë shumë me fat që karriera ime ka marrë kthesa, por të gjitha llojet e kthesave që vetëm mund t’i kisha ëndërruar. Dhe shumë shpesh, do të dal dhe do të luaj golf për të festuar. Pra kjo është arsyeja pse golfi është i vlefshëm.

Holland tregoi gjithashtu edhe rutinat e tij të përditshme përpara se të shkonte në një set të xhirimit të filmit.

Për këta filma më të mëdhenj, unë shkoj në palestër në mëngjes. Kjo është diçka që bëj për të rregulluar mendjen dhe për të ngritur energjinë time për vazhdimin e ditës. Por kur e keni bërë për aq kohë sa unë e kam bërë, ndjehet si një ditë tjetër moral në zyrë. Një mëngjes i mirë, një filxhan kafe dhe unë jam gati të shkoj.

Në muajin shkurt, Holland tregoi dhe për ‘USA Today’ rreth asaj se si golfi është një bast i sigurt për të për sa i përket aktiviteteve fizike.

Rikjtojmë gjithashtu se ylli 25-vjeçar i filmit të njohur më të fundit “Spider-Man: No Way Home” së fundmi është shprehur për “The Hollywood Reporter” se ai dëshiron të kuptojë dhe të planikfikojë të ardhmen e jetës së tij në një plan më afatgjatë, në vend që të fokusohet vetëm në konceptin e tij të aktrimit.