Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Tom Holland do të donte që të bëhej pjesë e serialit të njohur vetëm për Zendaya-n!

Me të drejtë aktori Tom Holland dëshiron që të kalojë më shumë kohë para ekranit me partneren e tij, Zendaya. Aktori i “The Spider-Man: No Way Home” ka zbuluar dëshirën e tij për t’u shfaqur në serialin e saj të ‘HBO’, me titull “Euphoria” gjatë një interviste të fundit me fansat në IMDb.

Dëgjo, unë kam bërë peticion për këtë për një kohë të gjatë nuk ka ndodhur ende dhe jam shumë i zhgënjyer. Duhet të kem shkuar për të vizituar “Euphoria” të paktën 30 herë këtë sezon.

Seriali i ‘HBO’, i cili u transmetua për herë të parë në vitin 2019, Zendaya luan rolin e Rue, një gjimnaziste 17-vjeçare e cila ka disa ulje-ngritje gjatë adoleshencës së saj, përvoja me trauma dhe vlerësimin e marrëdhënieve në shkollën e mesme.

Në një pjesë të vogël të zbuluar për sezonin e ardhshëm tregon se Rue do të përfshihet në më shumë festa të shkollave të mesme, ndjekje policore dhe takime.

Sezoni i dytë i “Euphoria” do të shfaqet premierë më 9 janar.

Vlen të theksojmë se Zendaya dhe Tom Holland vazhdojnë të promovojnë filmin e tyre të ri me stil së bashku. Çifti mori pjesë në premierën e “Sony Pictures” në Los Angeles të vazhdimit të shumëpritur të filmit të superheroit “Spider-Man: No Way Home”. Duke iu përmbajtur temës së merimangave, Zendaya veshi një fustan me një dizajn merimangë dhe vendosi një maskë të zezë për disa foto.

Holland zgjodhi një kostum mëndafshi ‘Prada’, me një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë najloni.Ylli 25-vjeçar së fundmi është shprehur për “The Hollywood Reporter” se ai dëshiron të kuptojë dhe të planikfikojë të ardhmen e jetës së tij në një plan më afatgjatë, në vend që të fokusohet vetëm në konceptin e tij të aktrimit.